Gjeneral Cavoli nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”, Maqedonci: Gjithmonë mik i shqiptarëve

12:57 | 17 Shtator 2024
gjeneral-cavoli-nderohet-me-titullin-“doctor-honoris-causa”,-maqedonci:-gjithmone-mik-i-shqiptareve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e veçantë ku Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Maqedonci thotë se Gjeneral Cavoli do të cilësohet gjithmonë si miku i shqiptarëve.

“Me ftesë të Universitetit Europian të Tiranës kisha kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë e veçantë ku Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”. Për kontributin e paçmim të komandantit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes lidershipit strategjik, përkushtimit ndaj bashkëpunimit transatlantik dhe veçanërisht vëmendjes që Aleanca e NATO-s i ka kushtuar Europës, Gjeneral Cavoli do të cilësohet gjithmonë si miku i shqiptarëve. Gjersa bota po përballet me një krizë, Kosova do të vazhdoj të jetë krah Aleancës së NATO-s dhe Komandant Cavolit në misionin për mbrojtjen e Ukrainës, duke ofruar mbështetjen tonë të pakursyer brenda kapaciteteve që kemi në dispozicion”, ka shkruar Maqedonci.

 

 

Komento: