Deputetja e AAK-së: Vendimet populiste të Qeverisë po shkojnë në favor të Serbisë

18:58 | 18 Shtator 2024
deputetja-e-aak-se:-vendimet-populiste-te-qeverise-po-shkojne-ne-favor-te-serbise


Time Kadrijaj, anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane, nga radhët e “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës” ka folur për “Front Online” lidhur me vendimin e liberalizimit të vizave për serbët e Kosovës.

Kadrijaj ka kritikuar pushteti aktual duke thënë se vendimet e pakoordinuara po i çojnë aleatët te këto vendime.

“Kurti, Sveçla e Gërvalla duhet të tregojnë se për çfarë sovraniteti po flasin kur veprimet e tyre të pakoordinuara i kanë shtyrë aleatët që t’i legalizojnë pasaportat e lëshuara në Serbi për serbët e Kosovës. E kemi kundërshtuar sepse nuk është në rregull një vendim i tillë se nuk i kontribuon as dialogut e as paqes. Vendimet populliste po shkojnë në favor të Serbisë”, theksoi Kadrijaj. /FrontOnline/

 

 

Komento: