“Rrugën e re e bëjmë bashkë”, Abdixhiku nga Shtimja: Asgjë më mirë se takimet me familjet kosovare

21:25 | 18 Shtator 2024
“rrugen-e-re-e-bejme-bashke”,-abdixhiku-nga-shtimja:-asgje-me-mire-se-takimet-me-familjet-kosovare

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sonte ka qëndruar për vizitë në një familje në fshatin Muzeqinë të Shtimes, transmeton Front Online.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ndihet i nderuar nga pritjet e ngrohta që po i bëhen nga familjet kosovare.

“Sonte, ishim në fshatin Muzeqinë të Shtimes, në vatrën e familjes Shahini. Takova kryefamiljarët e këtij fshati si pjesë e përbashkimit tonë të madh. I nderuar me pritjen e ngrohtë që po na bëhet në çdo anë. Kështu, me kaq ngrohtësi e entuziazëm, rrugën e re e bëjmë bashkë”, ka shkruar Abdixhiku./Front Online/

Postimi i plotë i tij:

Komento: