Mustafa: Qeveria është në panik sepse po humb vota, prandaj po manipulon me shifra

22:01 | 18 Shtator 2024
mustafa:-qeveria-eshte-ne-panik-sepse-po-humb-vota,-prandaj-po-manipulon-me-shifra

Deputeti Besian Mustafa ka thënë se arsyeja pse Qeveria po manipulon me shifra në ekonomi, më saktësisht me këtë të fundit për papunësinë se është 4 për qind në Kosovë, është sepse janë në panik nga humbja e votave.

Sipas tij Vetëvendosje është e njoftuar nga ‘nëndega’ e Vetëvendosjes, kompania e sondazheve UBO, se po humbin vota në teren.

‘’Një parti që është në pushtet e që këtë mandat e ka fitu me 51%, ekziston vetëm një arsye pse manipulon me shifra e me propagandë të pabazuar. Është në panik. Përtej çfarë deklaron UBO në publik, që tashmë fatkeqësisht është bërë nëndegë e Vetëvendosjes, unë jam i bindur se realitetin e vërtetë nga tereni ia tregon z.Kurtit si kryeministër dhe si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe nga ai informacion i saktë në teren që është duke humbë vota vazhdimisht, nga dita në ditë me këto lëvizje, unë jam i bindur se nga paniku nuk po dijnë çka me ba tjetër, hajde dalim këtu një status edhe tentojmë me mashtru popullatën se papunësia është 4%.’’ tha Mustafa në Pressing të T7.

Mustafa shtroi një pyetje, duke thënë se kush është ai budalla që beson se papunësia është 4 për qind. ‘’Kjo i bie që 96% e popullësisë është e punësuar, po kush është ai budallë që e beson këtë’’, përfundoi Mustafa.

Komento: