Fushë Kosovë: Dyshohet se sulmoi seksualisht ish të dashurën, arrestohet

10:02 | 20 Shtator 2024
fushe-kosove:-dyshohet-se-sulmoi-seksualisht-ish-te-dashuren,-arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“SULM SEKSUAL – Rr. Pejës, Fushë Kosovë 17.09.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Komento: