Dejona Mihali mediave pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës

13:34 | 20 Shtator 2024
dejona-mihali-mediave-pasi-doli-nga-prokuroria-speciale:-kam-ardhur-per-zbardhjen-e-se-vertetes

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale.

Para pak çastesh ajo doli nga prokuroria, raporton T7.

“Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës”, iu tha ajo shkurt gazetarëve.

Prokuroria me herët ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka bërë të ditur më shumë detaje

“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.

 

 

Komento: