Arrestohen dy persona për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtim të plombave zyrtare

16:50 | 20 Shtator 2024
arrestohen-dy-persona-per-shmangie-nga-detyrimet-doganore-dhe-demtim-te-plombave-zyrtare

Dogana e Kosovës njofton se pas një hetimi preliminar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të dënueshme.

Në kumtesën për media theksohet se pas hetimeve dhe mbledhjes së provave të mjaftueshme, u ndërmorën veprimet e arrestimit të këtyre persona të dyshuar për veprat: Shmangie nga detyrimet doganore dhe Heqja dhe dëmtimi i vulave zyrtare dhe dëmtimi i plumbave.

“Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ata i kanë kryer këto vepra të paktën në dy raste të veçanta. Në mënyrë të veçantë dyshohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës”, njoftojnë nga dogana.

Me urdhër të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet e mëtejshme janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar përmasat e plota të këtyre veprimeve.

Komento: