1 vit e 1 ditë pas sulmit, nis gjykimi ndaj 45 të akuzuarve të Banjskës

17:28 | 20 September 2024
1-vit-e-1-dite-pas-sulmit,-nis-gjykimi-ndaj-45-te-akuzuarve-te-banjskes

Më 25 shtator të këtij viti do të nis gjykimi ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore e Prishtinës përmes një përgjigje me shkrim.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca fillestare në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 25 shtator 2024, në ora 09:30. Gjyqtar i çështjes është Arben Hoti, gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar. Aty mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku. Veç tij, të vrarë mbetën edhe tre serbë të cilët në grup sulmuan veriun e Kosovës.

Organizator i këtij sulmi u vetëdeklarua ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Komento: