Tahiri: I rrezikshëm keqmenaxhimi i parasë publike nga kjo qeveri

23:38 | 20 September 2024
tahiri:-i-rrezikshem-keqmenaxhimi-i-parase-publike-nga-kjo-qeveri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirir ka thënë se rritja e pagës minimale nga Qeveria e Kosovës prej 350 euro, si vlerë është e padobishme.

Ai ka thënë se vlera e kësaj page minimale që prek sektorin privat tashmë është e pazbatueshme.

“Kjo pagë minimale si vlerë është krejtësisht e padobishme është e paimplementueshme, sepse ajo pagë që këtë po thonë tashmë ekziston në të gjitha kompanitë private. Paga minimale prek sektorin privat dhe tani kjo në këtë sektor nuk është temë”, ka thënë Tahiri në emisionin “InfoNata”.

Deputeti i AAK-së ka kritikuar qeverinë edhe mungesën e reformave sociale, duke thënë se ndarja e disa mjeteve nga qeveria, që sipas tij, pa asnjë kriter ka qenë për efekte elektorale.

“Shpërndarja e parasë publike pa kritere ka synim politik, elektorale. Trendi i rrezikshëm eksperimentimi dhe keqmenaxhimi i parasë publike e cila është në posedim të kësaj qeverie”, ka thënë Tahiri.

Komento: