Bajqinovci pas intervistimit të Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale: 49%, pa diasporën i paska shqetësuar fortë

10:40 | 21 Shtator 2024
bajqinovci-pas-intervistimit-te-dejona-mihalit-nga-prokuroria-speciale:-49%,-pa-diasporen-i-paska-shqetesuar-forte

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në këtë parti.

Bajqinovci ka fajësuar prokurorinë, portalet dhe analistët në lidhje me këtë intervistim.

Sipas tij intervistimi i Mihalit ka ardhur pas sondazheve ku VV del e para me 49% pa diasporën

Postimi i tij i plotë:

49%-ëshi (pa diasporën) i paska shqetësuar fortë.

Vetëm 1-2 ditë pas rezultateve të sondazheve të fundit, koalicionin prokurori-portale online (disa prej tyre)-analistë “të pavarur”-opozita e filloi parafushtën.

Prokuroria e fton Dejona Mihalin; portalet online (jo të gjitha) e presin me kamerë para hyrjes së prokurorisë; raportojnë me burime brenda prokurorisë; analistat “e pavarur” statuset gati; opozita në sulm.

Komento: