Konfiskohen tetë iPhone 16 në Aeroportin e Prishtinës, Dogana parandalon kontrabandimin

11:31 | 21 Shtator 2024
konfiskohen-tete-iphone-16-ne-aeroportin-e-prishtines,-dogana-parandalon-kontrabandimin

Dogana e Kosovës ka konfiskuar të premtën tetë iPhone 16 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Dogana njofton se ka parandaluar rastin e kontrabandimit me telefonat e rinj, dhe se ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse

“Mbrëmë oficerët doganorë në Aeroport, në kuadër të zbatimit të planit operativ për luftimin e kontrabandës, kanë realizuar me sukses disa operacione të rëndësishme. Në dy raste të veçanta, janë parandaluar përpjekjet për kontrabandimin e tetë (telefonave të rinj **iPhone 16**, të sapo dalë në treg për shitje. Të gjitha pajisjet janë konfiskuar. Ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim

Tutje,  Dogana e Kosovës thekson se do të vazhdojë përkushtimin në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm.

 

Komento: