“Takimet e Dom Mikelit”, Haradinaj për Presidentin Rugova: Mes fjalëve dhe veprave të tij, s’ka pas ndryshim

12:45 | 21 Shtator 2024
“takimet-e-dom-mikelit”,-haradinaj-per-presidentin-rugova:-mes-fjaleve-dhe-veprave-te-tij,-s’ka-pas-ndryshim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë.

Haradinaj ka thënë se ky manifestim organizohet në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit.

“Sot në Stubëll të Vitisë, në djepin e arsimit shqip në Kosovë, në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit”, i cili organizohet për 35 vjet me radhë në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit”, ka thënë Haradinaj, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Haradinaj ka njoftuar se edicioni i sivjetmë i dedikohet presidentit Ibrahim Rugova.

“Në edicionin e sivjetmë, i cili i dedikohet Presidentit Ibrahim Rugova, theksova vizionin e tij për Kosovën, që me drejtësinë dhe vendosmërinë e palëkundur, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Komento: