Kurti: Rritja ekonomike po vazhdon përtej projeksioneve fillestare

15:26 | 21 Shtator 2024
kurti:-rritja-ekonomike-po-vazhdon-pertej-projeksioneve-fillestare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit, ku sipas tij, rritja shënohet me 4.27 për qind.

Duke e mbështetur këtë, Kurti u shpreh se kjo po ndodh madje edhe projeksioneve fillestare.

“Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, ka shkruar tutje Kurti.

Komento: