Xhuli e “rexhë” ndejën në një dasmë

00:19 | 25 Shtator 2024

Modelja nga Drenica, Xhuli Nura ndan momente të shumta me ndjekësit e saj në Instagram.

Nga fillimi i ditës në fitnes e deri në çastet e fundit para gjumit, profili i saj ngërthen ndjekësit në përditshmërinë e ish-pjesëmarrëses së “Big Brother VIP Kosova”.

E sonte, Xhuli është “stërvitur” për të dytën herë të ditës.

Ajo ka qenë mysafire në një dasmë të miqve të saj.

Në videon që ka postuar në “Instagram Story” Xhuli shfaqet duke i prirë valles tradicionale, teksa mbi video ka shkruar “Tu e rexh nejen siq di un”.

Komento: