Rinor Qehaja për mësimin tërë ditor: Pilotimi në disa shkolla të Prishtinës është duke u dëshmuar i suksesshëm

09:52 | 28 Shtator 2024
rinor-qehaja-per-mesimin-tere-ditor:-pilotimi-ne-disa-shkolla-te-prishtines-eshte-duke-u-deshmuar-i-suksesshem

Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard për Front Online tha se mësimi tërë ditor është një iniciativë thelbësore që mund të sjellë përfitime të rëndësishme për nxënësit, nëse zbatohet me sukses.

Ai thekson se për të arritur qëndrueshmëri, është e domosdoshme të ketë një strukturë të fortë, investime adekuate dhe përkushtim.

“Mësimi tëre ditorë është iniciativë e rëndësishme që nëse mirë zbatohet mund të kthehet në përfitim për nxënësit. Mësimi tërë ditor kërkon strukturë, investime dhe përkushtim që na garanton qëndrueshmëri”, tha Qehaja për Front Online.

Qehaja përmend pilotimin e suksesshëm në disa shkolla të Prishtinës, duke theksuar se planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve pas mësimit të rregullt janë çelësi për angazhimin efektiv të nxënësve dhe për realizimin e objektivave arsimore.

“Pilotimi në disa shkolla të Prishtinës është duke u dëshmuar i suksesshëm. Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve në periudhën e pasdites është ajo çfarë e garanton suksesin e kësaj – pra çfarë është angazhimi I nxënësve pas mësimit të rregullt”, përfundon Qehaja.

I suksesshëm apo i dështuar mësimi tërëditor në Prishtinë? Flasin ekspertët e arsimit – FrontOnline

Komento: