Aksident mes dy veturave të Policisë në Prizren

10:42 | 28 Shtator 2024
aksident-mes-dy-veturave-te-policise-ne-prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident mes dy veturave të Policisë në Prizren.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 15:30.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave zyrtare të PK-së, në parkingun e DRP Prizren”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale të shkaktuara, të lënduar nuk ka.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Komento: