Mihali, Abdixhikut: E djathta nuk bën të barazohet me tyxharllëkun

16:39 | 28 Shtator 2024
mihali,-abdixhikut:-e-djathta-nuk-ben-te-barazohet-me-tyxharllekun

Koordintaorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit në një tubim në Krushevë të Madhe të Klinës ka thënë se duhet të vendoset, a po i kthehemi rrugëtimit tradicional apo e dorëzojmë Kosovën tek e majta.

Mihali në Facebook ka shkruar se Abdiuxhiku duhet të tregoj se cilës traditë dëshiron t’i kthehet, ndërsa ka shtuar “me siguri traditës së pazareve për koalicione me PDK-në dhe Listën Serbe”.

Ajo ka thënë se e djathta asgjë nuk ka të bëj me Lumir Abdixhikun e enturazhin e tij, ndërsa ka theksuar se të djathtë janë, presidentja Vjosa Osmani, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Mimoza Kusari, kryetare e Grupit Parlamentar të LVV-së dhe deputeti Haxhi Avdyli.

“E djathta asgjë nuk ka të bëj me Lumir Abdixhikun e enturazhin e tij. Sepse e djathta asnjë lidhje nuk e ka me tyxharët. Të djathtë nuk të bën sekserllëku për shitje shtëpish te biznesi i çunave të ‘Marigona’. E aq më pak përpjekja për mbështetje okulte nga Shkëlqim Devolli e instrumentet e tij”, ka shkruar ajo.

Komento: