Sveçla tha se s’ka detaje për kontratën 15 milionëshe, Kica-Xhelili: Ky është vetëm një nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë

12:26 | 29 Shtator 2024
svecla-tha-se-s’ka-detaje-per-kontraten-15-milioneshe,-kica-xhelili:-ky-eshte-vetem-nje-nga-270-milionet-e-juaj-nder-tavoline

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ky i fundit ka thënë se ‘nuk mund t’i bëjë publike tenderin 15 milionë euro shkaku i Rusisë e Serbisë’.

Përmes një postimi në Facebook, Kica Xhelili iu është kundërpërgjigjur ministrit duke thënë se pasi që ‘t’ia jepni tenderët dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni’.

“Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë”, ka thënë deputetja.

Sipas saj, kjo është vetëm një nga 270 milionët ndër tavolinë.

Komento: