Kryetari i AAK-së,m Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029,ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit.
Haradinaj ka thënë se programi qeverisës 2025-2029, bazohet në katër shtylla.
“Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta pasur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi katër shtylla”, u shpreh Haradinaj.