Kastrati përmbledh punën e tij katër vjeçare në Komisionin e Arsimit: Jam konfrontuar me pushtetin e hajnave

15:20 | 29 Shtator 2024
kastrati-permbledh-punen-e-tij-kater-vjecare-ne-komisionin-e-arsimit:-jam-konfrontuar-me-pushtetin-e-hajnave

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se si anëtar i Komisionit për Arsim në këtë legjislaturë është konfrontuar me pushtetin e hajnave në disa çështje.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i ka zënë deputetët e VV-së duke kaluar ligjin për tekste shkollore pa kuorum e ka shpalosur fakte për milionat e shpenzuara nga ministrja Nagavci e kaosin me tekstet shkollore për nxënësit.

Kastrati përmes një “video-mesazhi” të postuar në rrjetin social “Facebook” ka thënë se si anëtar i Komisionit ka punuar për përkrahjen e grevës së punëtorëve të arsimit. Teksa ka shtuar se ai ka kundërshtuar edhe propozimin e ndërrimit të emrit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Postimi i tij i plotë:

Si anëtar i Komisionit për Arsim jam konfrontuar me pushtetin e hajnave për disa tema të arsimit:

Jam angazhuar në komision e në kuvend për përkrahje të grevës së punëtorëve të arsimit;

2.

I kam zënë deputetët e VV-së duke kalu ligj për tekstet pa kuorum ( duke i vjedhur votat në kuvend ) ….. dhe i kam denoncuar publikisht me video;

3.

Në Komisionin Hetimor për tekstet kam shpalosur fakte të ndryshme dhe kam diskutuar për milionat që ka shpenzuar Arbërie Nagavci me MASHT duke krijuar kaos me tekste shkollore për nxënësit dhe prindërit, etj;

4.

Në komision kam kundërshtuar propozimin e ndërrimit të emrit të Universitetit të Prishtinës ” Hasan Prishtina”;

…Etj.

Gjithmonë mundemi më shumë, por jam krenar që kam shërbyer për këto kryetema të arsimit gjatë këtij mandati!

Prindërit i kisha punëtorë të arsimit dhe vet jam profesor në Universitetin e Prishtinës e kjo e shton motivin edhe më shumë që përjetësisht të ju shërbej punëtorëve të arsimit të cilët janë shtylla e shtetësisë së Kosovës !

Komento: