Policia flet për rastin e të riut që shkroi Duda Balje: I pari e sul*moi rojen e sigurimit, e ai iu kundërpërgjigj

16:26 | 29 Shtator 2024
policia-flet-per-rastin-e-te-riut-qe-shkroi-duda-balje:-i-pari-e-sul*moi-rojen-e-sigurimit,-e-ai-iu-kunderpergjigj

Një person dhe një roje i sigurimit mbrëmë janë dërguar në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren për intervistim, pasi ishin rrahur mes veti.

Këtë për Front Online e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Prizren.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën Sportive në Prizren, dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigj.

Të njëjtit janë liruar pas intervistimi në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore.

Njoftimi i plotë nga policia:

Me date 28.09.2024 , në Qendrën Sportive “ Sezair Suroi “ në Prizren është mbajtur manifestimi – -shënimi I  “ Ditës së Boshnjakëve”.

Rreth orës 22:30  në afësri të derës hyrese për në hollin e sallës sportive është shkaktuar një incident, rrespektivisht konfrontim fizik.

Nga policia jane identifikuar personat e përfshire në rast – të dyshuarit ; H.M. 20 vjeç, nga fshati Grenqare, Prizren dhe një puntori i sigurimit.

Sipas informative të deritanishme dyshohet se rreth orës 22:30 ,I dyshuari H. M. ka tentuar që të hyje në hollin e salles sportive të dedikuar për mysafire me rëndësi ( të ftuar ) , i njejti ka hase në kundershtim tê punëtoreve të sigurimit.

Me këtë rast i dyshuari e sulmon fizikisht punëtorin e sigurimit duke e goditur të njëjtin me grusht në fytyre, punetori I sigurimit i kundërpërgjigjet dhe për pasoje të dy personat kane pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë  shoqëruar në  Stacionin Policor dhe janë ndërmarr veprimeve e nevojshme procedurale.

Për të gjitha është njoftuar Prokurori I Shtetit dhe me udhëzimin e tij është inicuar rast I klasifikuar si veper penale  ” Lëndim I Lehte Trupor “.

Të dyshuarit pas intervistimit janë  liruar kurse kundër tyre ,pas përfundimit të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme,  do të ngritet Kallëzim Penal .

 

Komento: