Gërvalla bën homazhe tek varr*ezat e vëllezërve Bytyqi në New York: Zbardhja e këtij kri*mi, pla`gë e hapur

16:44 | 29 Shtator 2024
gervalla-ben-homazhe-tek-varr*ezat-e-vellezerve-bytyqi-ne-new-york:-zbardhja-e-ketij-kri*mi,-pla`ge-e-hapur

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë homazhe tek varrezat e vëllezëve Bytyqi në New York.

Me këtë rast, ajo tha se vëllezërit Bytyqi janë dëshmi e fuqishme dhe kujtesë e përhershme e kontributit të pashembullt të mërgatës sonë për çlirimin e Kosovës dhe e krimeve të pandëshkuara të Serbisë.

“Bashkë me Kryeministrin Kurti, nderuam sakrificën e jashtëzakonshme të vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, shtetas amerikanë dhe djem të Kosovës që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, tha ajo.

Kryediplomatja kosovare theksoi se “25 vite kanë kaluar por zbardhja e këtij krimi dhe dhënia e dënimit të merituar për përgjegjësit mbetet një plagë e hapur për Kosovën dhe Amerikën”.

Komento: