Ish-ministri i Diasporës: Qytetarët po lëvizin, ashtu siç e kemi dëshiruar lëvizjen e lirë

10:05 | 30 Shtator 2024
ish-ministri-i-diaspores:-qytetaret-po-levizin,-ashtu-sic-e-kemi-deshiruar-levizjen-e-lire


Ish -ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka folur për “Front Online” lidhur me largimin e qytetarëve nga Kosova pas liberalizimit të vizave.

Makolli thotë se ashtu siç e kemi dëshiruar lëvizjen e lirë, ashtu po ndodhë.

“Ky është liberalizimi i vizave dhe njerëzit lëvizin dhe ashtu e kemi dëshiruar lëvizjen e lirë”, u shpreh shkurt për “Front Online Makolli.

Përndryshe, Kosova ka një histori të gjatë të largimit të qytetarëve të saj; histori e cila ka kaluar në faza të ndryshme. Faza e parë e emigrimit filloi në vitet e 1960-ta, për arsye ekonomike.

Faza e dytë e emigrimit ( vitet 1981-89) përmbante më shumë gjurmë politike, ndonëse kushtet e rënda ekonomike vazhdonin të luanin rol të rëndësishëm në emigrimin nga Kosova. Faza e tretë njëkohësisht, faza më dramatike e zhvendosjes masive të popullsisë, ndodhi në vitet 1998-99, gjatë luftës në Kosovë. Faza e katërt e emigrimit përfshin vitet e pasluftës deri në vitin 2015, ku qytetarët e Kosovës emigruan drejt vendeve perëndimore për arsye ekonomike, pesimizëm politik dhe arsye sociale./Front Online/

 

Komento: