Ruzhda i Junikut, pak fjalë e shumë punë, 21 premtime të përfunduara

10:18 | 30 Shtator 2024
ruzhda-i-junikut,-pak-fjale-e-shume-pune,-21-premtime-te-perfunduara

Shumë premtime bëhën gjatë fushatës zgjedhore nga kandidatët për kryetar të komunave. Por shumë nga to mbeten vetëm premtime.

Por kjo nuk ka ndodhur në rastin e kryetarit të Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu. Ai gjatë këtij mandati si kryetar i Junikut ka arritur t’i realizonte mbi gjysmën e premtimeve të dhëna dhe se është ndër kryetarët, i cili ka realizuar më së shumti nga premtimet e tij.

Shehu para marrjes së mandatit, i kishte pasur gjithsej 35 premtime, për të cilat është zotuar se do t’i realizojë gjatë këtij mandati, si kryetar i Komunës së Junikut.  Por shumica nga to nuk mbeten vetëm premtime. Pasi që kryetari aktual i Junikut ka arritur t’i realizonte  21 prej tyre.

Sipas të dhënave të Institutit GAP, nga 35 premtimet e dhëna gjatë fushatës, Shehu ka realizuar plotësisht 21 nga to.  Tri nga to janë gjysmë të përfunduara. Gjashtë nga premtimet janë duke u realizuar pasi që tashmë ato kanë filluar.

Komento: