Junik: Arrestohet 50-vjeçari, dyshohet se rrah*u nënën e tij

11:38 | 30 Shtator 2024
junik:-arrestohet-50-vjecari,-dyshohet-se-rrah*u-nenen-e-tij

Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur në Junik, mëngjesin e së dieles.

Sipas asaj që ka deklaruar në polici, ky nuk është rasti i parë që ajo është sulmuar fizikisht nga i biri, bile janë goxha të shpeshta.

Kjo i ka shkaktuar asaj frikë dhe shqetësim.

Me këtë rast, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe u dërgua në stacion për intervistim.

Më pas 50-vjeçari me urdhër të Prokurorit të Shtetit, u dërgua në mbajtje për 48 orë, njofton Klankosova.tv

Rasti është inicuar si “Dhunë në familje.

Komento: