Shefi i asamblistëve të LDK-së në Gjilan: Kryetari Hyseni nuk ka realizuar asnjë projekt

12:34 | 30 Shtator 2024
shefi-i-asamblisteve-te-ldk-se-ne-gjilan:-kryetari-hyseni-nuk-ka-realizuar-asnje-projekt


Shefi i Grupit të Këshilltarëve Komunalë, njëherësh nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Avdyl Aliu ka thënë se pavarësisht se Vetëvendosje në Gjilan ka pasur shumicën në Kuvendin Komunal nuk ka arritur të kryej asnjë punë.

“Për gati dy vite të qeverisjës në Gjilan, duke qenë në bashkëqeverisje me subjektet tjera, z. Hyseni e ka pas edhe shumicën në Kuvendin Komunal por edhe me këtë shumicë nuk ka arritur ta kryej asnjë punë dhe asnjë projekt. Edhe e ka pas shumicën në Kuvend edhe nuk ka mund të kryej punë, prej nga tash LDK fajtore për mospunën e qeverisjes së Vetëvendosjës?”, tha ai.

“Eshtë obligim dhe detyrë e vet kryetarit të komunës që të bëj shumicën në Kuvend e cila shumicë edhe do ti ofroj siguri në kryerje të punëve dhe projekteve. E keni parë se në çfarë gjendje të rëndë është Komuna e Gjilanit në të gjitha aspektet si nga përformanca, transparenca dhe keqmenagjimi.”, ka deklaruar tutje Aliu, për Front Online.

Aliu u shpreh se LDK si shumicë politike do të vazhdoj ti luftoj keqpërdorimet dhe korrupsionin në Komunë.

“Ne si shumicë politike në Kuvend, jemi për të mbrojtur ligjshmërinë dhe ti lutfojmë keqpërdorimet dhe korrupsionin në komunë”, tha shkurt shefi i LDK-së Avdyl Aliu. Aliu thotë se si LDK janë të gatshëm të punojnë së bashku me qeverisjen aktuale në Gjilan, kur të ketë transparencë të plotë nga kjo e fundit, teksa shton se nuk do të jenë të gatshëm për të votuar buxhet për të afërmit e tyre. “Presim reflektim të z. Hyseni dhe të qeverisjes komunale në këtë aspekt dhe të ecim tutje me të gjitha obligimet dhe detyrat e Kuvendit Komunal. Ne jemi të gatshëm që në kushte të mira dhe në transaprencë të plotë të punojmë në të mirë të projekteve zhvillimore të komunës, por asesi nuk jemi për të votuar buxhet për kunata, balldeska dhe baxhanakë”, ka deklaruar Aliu. /FrontOnline/

 

Komento: