Rukiqi: Pusheteti po na sulmon nga frika e rritjes së LDK-së, kam pa entuziazëm te qytetarët

18:06 | 30 Shtator 2024
rukiqi:-pusheteti-po-na-sulmon-nga-frika-e-rritjes-se-ldk-se,-kam-pa-entuziazem-te-qytetaret

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, përmendi shumë vërejtje për Qeverinë, ndërsa tha se pushteti po e sulmon partinë më të vjetër në vend, duke e parë rritjen e saj.

Rukiqi përmendi sulmet që tha se po i bën anëtarja e LVV-së Dejona Mihali ndaj nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ai tha se po e ndjen rritjen e LDK-së para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

“Kjo e ka veç një arsye Arsim, frikën nga rritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Absolutisht që po rritet LDK-ja. Po e shohim nga komunikimi me qytetarë dhe në çdo matje kredibile e cila realisht parasheh një trend të jashtëzakonshëm të rritjes. Kam pa një entuziazëm të jashtëzakonshëm”, tha Rukiqi./T7

Komento: