Zana Avdiu i del në mbështetje Armend Rexhepagiqit: Jo çdo kush don fëmijë

09:13 | 01 Tetor 2024

Deklarata e Armend Rexhepagiqit për epitetin “baba” ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Gjatë një interviste ekskluzive, këngëtari dhe kompozitori i njohur hapi zemrën dhe ndau pikëpamjet e tij të sinqerta për marrëdhënien me konceptin e të qenurit prind, duke pranuar se nuk e ka ndjerë kurrë dëshirën për të pasur fëmijë.

Ky rrëfim ka hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale, ku disa e kanë mirëkuptuar zgjedhjen e tij personale, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar.

Një prej atyre që kanë dalë në mbështetje të deklaratës së tij është aktivistja Zana Avdiu, e cila e përshëndeti kurajën e Rexhepagiqit për të folur hapur për një temë që shpesh konsiderohet tabu në shoqërinë tonë. Avdiu theksoi se instikti për të qenë prind nuk është i njëjtë për të gjithë

Deklarata e Rexhepagiqit ka nxitur një reflektim më të thellë mbi pritshmëritë e shoqërisë ndaj individëve dhe marrëdhënien e tyre me rolet tradicionale familjare.

Më poshtë gjendet statusi i Zana Avdiut dhe deklarata e Armend Rexhepagiqit, dhënë për emisionin “Canapé”.

Komento: