Prokurorët që ftuan Kurtin i përkasin Departamentit për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar

18:38 | 11 Dhjetor 2024
prokuroret-qe-ftuan-kurtin-i-perkasin-departamentit-per-hetimin-e-korrupsionit-dhe-krimit-financiar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, teksa u bë e ditur se Kurti është thirrur që të paraqitet në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor nga ora 09:30.

Ftesa, Kurtit i ka shkuar nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi. Gashi është udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale, kurse Krasniqi prokuror special në këtë departament./Klankosova

 

Komento: