Zëdhënësi i VV-së e mohon se Besarta Jashari do të jetë kandidate për deputete

23:38 | 11 Dhjetor 2024
zedhenesi-i-vv-se-e-mohon-se-besarta-jashari-do-te-jete-kandidate-per-deputete

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka ka mohuar raportimet se vajza e heroit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, pritet të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Manxhuka thotë se këto raportimet të pavërteta po bëhen me qëllim për të dëshpruar publikun.

“Lajmi për Besarta Jasharin është i pavërtete. Ai lajm është bë me qëllim të krijojë pritshmëri te publiku dhe pastaj të tentojv ta deshprojë atë. Klanks, me certifikate nga Serbia, nuk e respekton dot familjen Jashari”, ka shkruar Manxhuka.

Komento: