Hoxha me Yamanakan e Japonisë, diskuton për situatën e sigurisë në Kosovë

19:38 | 12 Dhjetor 2024
hoxha-me-yamanakan-e-japonise,-diskuton-per-situaten-e-sigurise-ne-kosove

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë priti në takim mikpritës të ngarkuarin me punë në ambasadën japoneze, Keisuke Yamanaka.

Sipas një njoftimi nga ana e policisë, në këtë takim u diskutua për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin dhe raportet reciproke në funksion të sigurisë së përgjithshme si dhe mundësinë e përkrahjes dhe mbështetjes nga shteti japonez.

“Hoxha shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Japonia i ofron Policisë së Kosovës, me këtë rast u konfirmua se ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit dypalësh dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: