U zu në flagrancë, arrestohet i dyshuari për fajde në Gjakovë

21:38 | 12 Dhjetor 2024
u-zu-ne-flagrance,-arrestohet-i-dyshuari-per-fajde-ne-gjakove

Policia në Gjakovë ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajde” ndaj një personi.

I dyshuari, sipas policisë është arrestuar në flagrancë, teksa ishte duke ia marr pagesën e kamatës viktimës.

Lidhur me rastin e lartcekur me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: 10 mijë euro para të gatshme, një telefon, një veturë me targa vendore si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Komento: