
Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS) do të zhvillojë gjatë ditës një aksion rrugor tek selitë e partive politike.
Aktiviteti mbahet në ditën e fundit të Javës për të Drejtat e Njeriut.
“ Në këtë aktivitet, ne do të dalim në rrugë për të kërkuar që partitë politike të vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e njeriut, barazinë dhe dinjitetin, ndërsa garojnë për zgjedhjet e ardhshme”.
“Gjatë këtij aksioni, do të vizitojmë selitë e partive politike, së bashku me një aktor-klloun, ku do të bëjmë ndryshimin e sloganeve të partive duke theksuar nevojën për parandalimin e femicidit, LGBTQI+fobisë, dhunës dhe diskriminimit”.
“Përmes këtij aksioni synojmë t’u bëjmë të qartë përfaqësuesve/eve politikë/e se e ardhmja e shoqërisë sonë duhet të ndërtohet mbi respektin për çdo individ, pavarësisht identitetit/eteve të tyre. Ky aksion synon gjithashtu të vendosë një standard të ri për fushatat politike dhe agjendat e tyre: një standard ku të drejtat e njeriut janë të panegociueshme”, thuhet në njoftimin për media të kësaj organizate.