Burri i Edona Llalloshit dyshohet se e rra’hu kandidaten për deputete, Prokuroria thotë se ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të

19:08 | 13 Dhjetor 2024
burri-i-edona-llalloshit-dyshohet-se-e-rra’hu-kandidaten-per-deputete,-prokuroria-thote-se-ka-kerkuar-caktimin-e-paraburgimit-per-te

Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, po dyshohet për dhunë në familje.

Rasti për Express është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e cila njofton se për të është kërkuar edhe masa e paraburgimit.

”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Komento: