Mot i vranët e me shi, temperaturat lëvizin nga -5 deri në 5 gradë Celsius

08:08 | 14 Dhjetor 2024
mot-i-vranet-e-me-shi,-temperaturat-levizin-nga-5-deri-ne-5-grade-celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët e me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga -5 deri në 5 gradë Celsius.

“Moti parashikohet të jetë i vranët, me reshje të herëpasëhershme të shiut. Në mëngjes parashihet mjegull dhe ngrica, prandaj pjesëmarresit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri -2°C, ndërsa maksimalet nga 2-5°C. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: