Lahi Brahimaj në 6 vjetorin e themelimit të Ushtrisë: Meritat më të mëdha për këtë kryevepër i takojnë Ramush Haradinajt

15:08 | 14 Dhjetor 2024
lahi-brahimaj-ne-6-vjetorin-e-themelimit-te-ushtrise:-meritat-me-te-medha-per-kete-kryeveper-i-takojne-ramush-haradinajt

Sot, Ushtria e Kosovës feston 6 vjetorin e themelimit, një arritje e madhe për kombin tonë.

Sipas Lahi Brahimajt, anëtar i AAK-së dhe ish-gjeneral i UÇK-së, meritat më të mëdha për krijimin e Ushtrisë së Kosovës i takojnë Ramush Haradinajt, i cili në bashkëpunim të ngushtë me politikën amerikane, mundësoi realizimin e kësaj ëndrre që ka shoqëruar shumë sakrifica.

Brahimaj theksoi se Ushtria e Kosovës përbëhet nga djem dhe vajza të shkëlqyer, profesionistë dhe atdhetarë të gatshëm të shërbejnë për paqe dhe siguri kudo në botë. Ai shtoi se këta ushtarë meritojnë kushte më të dinjitetshme dhe trajtim më serioz, që do të sigurohen nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt në krye të qeverisë.

Për më tepër, Brahimaj nënvizoi se synimi kryesor mbetet anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO, duke e konsideruar këtë si rrugën e vetme për stabilitetin e Kosovës, Ballkanit dhe më gjerë. Postimi i tij: Sot Ushtria e Kosovës feston 6 vjetorin e themelimit.

Meritat më të mëdha për këtë kryevepër i takojnë Ramush Haradinajt që nën koordinim me politikën amerikane bëri të mundur krijimin e ushtrisë tonë, një ëndërr dhe vepër për të cilën është sakrifikuar shumë.

Ushtria e Kosovës përbëhet nga djemë e vajza të zot, profesional e atdhetarë që janë të gatshëm të shërbejnë për paqe e siguri kudo në botë.

Këta profesionistë meritojnë kushte më të dinjitetshme dhe trajtim më serioz të cilin do ta kenë me Ramush Haradinajn në krye të qeverisë. Anëtarësimi direkt në NATO mbetet synimi jonë kryesor dhe është rruga e vetme për stabilitetin e vendit, Ballkanit dhe më gjerë

Komento: