Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, bashkëluftëtarin e tij, Mujë Krasniqi në përvjetorin e përjetësimit.
Haradinaj ka thënë se Muja dhe dyzet heronjtë e UÇK-së shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë.
“Muja dhe dyzet heronjtë e UÇK-së shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë. Kujtojmë sot trimërinë e jashtëzakonshme të Mujës – shpirtit të pathyeshëm të rezistencës, që as plumbat e as dimri i ashpër nuk e ndalen dot në rrugën drejt lirisë. 41 trima nga çdo cep i Kosovës, nga Faton Gjylani tetëmbëdhjetë vjeçar deri te Maliq Karaqica pesëdhjetë vjeçar, u bashkuan në një ideal të shenjtë. Sakrifica e tyre shndërrohet sot në forcë dhe frymëzim për Ushtrinë e Kosovës – ëndrrën e tyre të realizuar. Para gjashtë vjetësh, kur themeluam Ushtrinë, ndjeva se po përmbushim amanetin e këtyre heronjve”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj është zotuar se do ta ruaj Kosovën për të cilën ata dhanë jetën
“Në këtë përvjetor të shenjtë, zotohemi se do ta ruajmë dhe forcojmë Kosovën për të cilën ata dhanë jetën. Do ta bëjmë atë të sigurt e të fortë, në partneritet të pathyeshëm me Amerikën dhe NATO-n.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka përfunduar Haradinaj.