‘‘Kosova është ëndrra jonë’’, Abdixhiku nga Prishtina: Njerëzit kërkojnë qetësi e sa më pak urrejtje e mllef

23:08 | 14 Dhjetor 2024
‘‘kosova-eshte-endrra-jone’’,-abdixhiku-nga-prishtina:-njerezit-kerkojne-qetesi-e-sa-me-pak-urrejtje-e-mllef

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë disa fotografi nga momentet që i ka kaluar sot në qytetin e Prishtinës, duke thënë se kryeqyteti sonte jetonte e ishte me ambient të ngrohtë festiv, e me pamje evropiane, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë edhe se, njerëzit po kërkojnë momente gëzimi e mirëqenie, me sa më pak mllef e sa më pak urrejtje.

Postimi i plotë:

Sheshet e Prishtinës edhe sonte ishin plot jetë!

Punët e mira tona, u japin qytetarëve këto momente! Prishtina i ka këto momente! Kosova, do t’i ketë këto momente!

Ky vend i bukur me njerëz e familje të shkëlqyeshme ka një tregim të bukur përpara. Ky tregim i pret veprimet tona. Do t’i ketë!

Kosova është vet ëndrra jonë!

Komento: