Ferat Shala vizitoi kullën e Ahmet Delisë në Drenicë

17:38 | 31 Janar 2025
ferat-shala-vizitoi-kullen-e-ahmet-delise-ne-drenice

Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Ferat Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar kullën- muze të Ahmet Delisë.

Aty u mirëprit me bujari nga Adem Ahmeti pasardhësi i Ahmetit, raporton Gazeta10.

“Në këtë kullë historike, në gjurmët e lavdisë, duke nderuar të kaluarën heroike të popullit tonë për t’u mbushur me energji e frymëzim për të ardhmen më të mirë dhe me shpresë”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10

Komento: