
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Linda Bekteshi, përmes një video që ka ndarë në rrjetin social facebook ka dhënë disa premtime në lidhje me fuqizimin e gruas.
“Promovimi i gruas në vendimmarrje dhe fuqizimin i saj, përfaqësimi në pozita drejtuese janë jo vetëm synime politike për të cilat do të shkrij gjithë dijen time, por edhe premtimi im publik para jush” thekson Bekteshi.
Linda rënditet e 66-shta në listën e LDK-së për deputete.
Postimi i plotë:
Promovimi i gruas në vendimmarrje dhe fuqizimin i saj, përfaqësimi në pozita drejtuese janë jo vetëm synime politike për të cilat do të shkrij gjithë dijen time, por edhe premtimi im publik para jush.
Ato janë shtyllat e veprimit tim nga të cilat nuk do të shmangem asnjëherë.