Mësohet se a ka të lënduar nga zjarri që përfshiu banesën në Prishtinë

16:49 | 19 Maj 2019

Në rrugën C në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga flaka.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga zjarri nuk ka persona të lënduar dhe se i njëjti është lokalizuar.

“Rreth orës 15:00 e kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në rrugën C në Prishtinë, saktësisht në një banesë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.”

“Zjarrin është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Komento: