“Kjo tregon krimet e rënda që i ka bërë Serbia në Kosovë”, Shala

23:55 | 28 Korrik 2026
“kjo-tregon-krimet-e-renda-qe-i-ka-bere-serbia-ne-kosove”,-shala

Analisti politik Mentor Shala ka komentuar rastin e dyshimeve për gjetjen e mbetjeve mortore në Zubin Potok, duke thënë se një situatë e tillë dëshmon, sipas tij, për krimet e rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në emisionin “Adresa” në Kanal10, Shala tha se zbulimi i mundshëm i viktimave të luftës në këtë lokacion tregon për nevojën që të zbardhet plotësisht e vërteta për personat e zhdukur.

Ai deklaroi se Serbia, sipas tij, ka njohuri për lokacionet ku mund të gjenden varreza masive dhe duhet të japë përgjigje për fatin e të zhdukurve.

“Serbia e di me hartë se ku janë varrezat masive. Kjo tregon krimet e rënda që i ka bërë Serbia në Kosovë dhe përgjegjësia për zbardhjen e fatit të viktimave duhet të adresohet”, tha Shala.

Sipas tij, çështja e personave të zhdukur mbetet një nga plagët më të mëdha të pasluftës në Kosovë, ndërsa familjet e tyre vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe informacione për të afërmit e tyre.

Shala theksoi se institucionet duhet të vazhdojnë punën për dokumentimin e krimeve të luftës dhe zbardhjen e të gjitha rasteve që lidhen me viktimat e luftës në Kosovë.

Komento: