Shtetasi i Serbisë hyn në Kosovë jashtë vendkalimit kufitar zyrtar, lirohet në procedurë të rregullt

09:38 | 10 Prill 2025
shtetasi-i-serbise-hyn-ne-kosove-jashte-vendkalimit-kufitar-zyrtar,-lirohet-ne-procedure-te-rregullt

Një shtetas i Serbisë dyshohet se ka hyrë në Kosovë jashtë vendkalimit zyrtar kufitar.

Atij i është sekuestruar një dokument i identifikimit dhe është liruar në procedurë të rregullt.

“KALIM ILEGAL I KUFIRIT- Fsh. Stublinë, Gjilan / 08.04.2025 – 18:40. Më 09.04.2025 është ndaluar dhe sjellë në stacion i dyshuari mashkull  shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia jashtë vendkalimit zyrtar kufitar. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është sekuestruar një dokument identifikimi dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.”

 

Komento: