Hoti tregon se pse nuk mori pjesë në mbledhjen e Grupit të ri Parlamentar të LDK-së

16:08 | 10 Prill 2025
hoti-tregon-se-pse-nuk-mori-pjese-ne-mbledhjen-e-grupit-te-ri-parlamentar-te-ldk-se

Avdullah Hoti, deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, nuk ishte pjesëmarrës në mbledhjen e grupit të ri parlamentar të LDK’së.

Hoti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ai s’ka arritur të jetë i pranishëm si shkak i angazhimeve akademike.

“Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar. Na priftë e mbara!”, ka thënë Hoti.

Komento: