Nis protesta “Asnjë cent më shumë” kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

12:08 | 11 Prill 2025
nis-protesta-“asnje-cent-me-shume”-kunder-shtrenjtimit-te-cmimit-te-rrymes

Pak pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit për Energji ku u miratua propozimi për shtrenjtimin e rrymës, ka nisur protesta e paralajmëruar nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” në Prishtinë.

Disa qytetarë me pankarta në duar u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” nëkryeqytet.

Ndërkohë, derisa ZRRE nuk tregoi për përqindjen e saktë të rritjes, Radio Evropa e Lirë raportoi me burime të brendshme se rritja do të jetë deri në 16 për qind.

ZRRE-ja tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim.

Komento: