Osmani takon presidentin e Sirisë së lirë: Ndajmë plagë të njëjta

15:08 | 11 Prill 2025
osmani-takon-presidentin-e-sirise-se-lire:-ndajme-plage-te-njejta

Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.

Kështu citohet të ketë thënë presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi të zhvilluar me presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Sharaa.

Ky shënon edhe takimin e parë mes tyre “për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona”.

“Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, u shpreh Osmani për këtë takim.

Komento: