Iu gjet në veturë një granatë dore, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

11:08 | 12 Prill 2025
iu-gjet-ne-veture-nje-granate-dore,-arrestohet-i-dyshuari-ne-fushe-kosove

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi të njëjtit në veturën e tij i është gjetur një granatë dore.

Policia në raportin 24 orësh njofton se njësia për deminim e PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij i është gjetur një granat dore. Njësia për deminim e PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Komento: