Diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes

19:38 | 12 Prill 2025
diskutohet-thellimi-i-bashkepunimit-mes-kosoves-dhe-turqise-ne-fushen-e-mbrojtjes

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë.

Maqedonci tha se me Gyler ka diskutuar për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Aleanca midis Kosovës dhe Turqisë, e ndërtuar mbi besimin reciprok, do të luajë një rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon”, ka pohuar Maqedonci

Komento: