Limaj: S’kemi marrëveshje me askënd, presim që Qeveria do të formohet – Këtu jemi

14:38 | 14 Prill 2025
limaj:-s’kemi-marreveshje-me-askend,-presim-qe-qeveria-do-te-formohet-–-ketu-jemi

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur pasi është regjistruar si deputet bashkë me dy deputetët e kësaj partie, Arbëreshë Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku.

Limaj, para mediave ka thënë se nuk ka marrëveshje me askënd, por se pret që Qeveria të formohet brenda afatit kushtetues.

” S’kemi marrëveshje me askënd, presim që Qeveria do të formohet – Këtu jemi. Ne si forcë politike do i shtyjmë përpara agjendat dhe ligjet në të mirë të qytetarëve” tha Limaj.

Komento: