Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK’së, a do ta votojnë nesër Kryeparlamentarin?

17:38 | 14 Prill 2025
perfundon-mbledhja-e-kryesise-se-pdk’se,-a-do-ta-votojne-neser-kryeparlamentarin?

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, e thirrur një ditë para seancës së konstituimit të Kuvendit.

Anëtarët e Kryesisë nuk janë deklaruar për vendimet që janë marrë, duke thënë se këto do të kumtohen përmes komunikatës që do të lëshohet nga partia, shkruan Reporteri.net.

“Për çdo gjë lëshojmë komunikatë”, tha nënkryetari Enver Hoxhaj.

“Vendimet i dëgjoni në komunikatën që e lëshon partia”, ka thënë deputetja Eliza Hoxha.

Ndërkohë, deputetja Ariana Musliu Shoshi, e pyetur nëse do të votojnë nesër kryeparlamentarin, tha se nuk është marrë vendimi./Reporteri.net

Komento: